1 miliard lekë për papunësinë, paga minimale në 500 euro rrit mbështetjen buxhetore në vitin 2026
16/11 19:49
Vaksinimi i të imtave dhe gjedhëve në Lushnjë dhe Divjakë nuk është kryer ende nga strukturat shtetërore.
Blegtorët në momentin kur sëmundjet prekin tufat i blejnë vetë vaksinat, që ka sipas tyre rrit shpenzimet financiare. Ata thonë se edhe në rastet kur kanë kërkuar ndihmë nga drejtoria e veterinarisë për të vaksinuar apo për të bërë ndonjë kontroll për gjedhët, veterinerët nuk kanë ardhur.
Përgjegjësja e sektorit të veterinerëve në Lushnjë, Safigje Sina, e pyetur për rastin nuk pranon të intervistohet, por informon se vaksina kundër brucelozës nuk është bërë në tufat e gjedhëve. Sipas saj së shpejti do të nisin kontrollet në terren për të identifikuar nëse ka vatra infeksionesh apo jo.
Top Channel