Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar në ligj partneritetin strategjik të vendit të tij me Korenë e Veriut, i cili përfshin një dispozitë të mbrojtjes reciproke, sipas një dekreti të publikuar sot.
Marrëveshja, e nënshkruar nga Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor pas një samiti në Phenian, u bën thirrje të dy vendeve që të nxitojnë në ndihmë të njëri-tjetrit në rast të një sulmi të armatosur.
Dhoma e lartë e parlamentit rus ratifikoi traktatin këtë javë, ndërsa dhoma e ulët e miratoi atë muajin e kaluar. Putin nënshkroi një dekret për atë ratifikimi, i cili u shfaq sot në një faqe interneti të qeverisë për nismat legjislative.
Traktati konfirmon lidhje më të ngushta midis Moskës dhe Phenianit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Sipas raporteve nga Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore, Koreja e Veriut ka furnizuar me armë Rusisë. Ekspertët ukrainas thonë se kanë gjetur gjurmë të këtyre armëve në objektivat e sulmeve ruse.
Top Channel