Deputetja e PD, Jorida Tabaku është përfshirë në një debat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Tabaku u ankua se nuk po lënë hapësirë për opozitën.
Ndërsa kryeparlamentarja Spiropali tha se “ajo dhe grupi i PD janë në vështirësi politike”.
Tabaku: Vini gishtin kokës, sepse nuk mund të zaptoni çdo hapësirë. Ju vini me fjalime të kopjuara në Kuvend. Nëse doni respekt, na respektoni. Përndryshe opozita do të protestojë. Rregullat e njëanshme shkoni vendosni atje në PS, këtu secili të japë kontributin e vet.
Spiropali: Unë e kuptoj vështirësinë politike ku ndodheni. Por atë barrë mos e hidhni mbi Kuvendin. Hapësirën nuk ua ngushton njeri. Kemi ndërmend të shtrojmë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
Tabaku: Ngrihu në lartësinë e detyrës të mos e kthejmë parlamentin në një seksion të PS, hapësirën time e fitoj vetë s’kam pse e zgjidh në Parlament, unë fjalëve të mia i qëndroj në çdo platformë keqpërdorimi që po të bëjnë. Nisi prej delirit të madhështisë tënde, jepi hapësirën që i takon opozitës, mbaj vendin që të takon, do jesh në shembullin e atyre që do largohen me kokën ulur.
Spiropali: Hapësirën e keni pasur, e keni dhe do ta keni, kryetarja as nuk thërret policinë, as nuk ngre kangjella, siç e provuam jemi në më shumë se 2 orë dhe opozita e ka marrë të gjithë kohën dhe hapësirën s’kemi pasur ndonjë pengesë këtu, bëni detyrën pa fyer askënd.
Top Channel