“Jam krenare dhe me zemrën plot”, pas humbjes përballë Trump, Kamala Harris flet për herë të parë: Drita e Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë

06/11/2024 22:32

Zv.presidentja Kamala Harris ka folur për herë të parë pasi pranoi humbjen përballë presidentit të ardhshëm Donald Trump, i cili fitoi me një rezultat të thellë votash.

“Zemra ime është plot sot,” thotë Harris, duke filluar fjalimin e saj. “Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”.

Ajo deklaroi se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai për të cilin ajo shpresonte apo luftoi. “Drita e premtimit të Amerikës do të shkëlqejë gjithmonë për sa kohë që ne nuk dorëzohemi kurrë dhe për sa kohë që vazhdojmë të luftojmë”, shton ajo.

“Jam shumë krenare për fushatën që zhvilluam. Synimi ishte të ngrinim një komunitet nga çdo fushë e jetës për të ardhmen e Amerikës. E bëmë duke e ditur se kemi shumë të përbashkëta se sa pika që na ndajnë. Duhet të pranojmë rezultatet. Më herët sot fola me Trump dhe e urova për fitoren. I thash që do ta ndihmojmë gjatë tranzicionit dhe kalimit të pushtetit. Një parim themelor i demokracisë është se ne e pranojmë humbjen në zgjedhje“, tha Harris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA