Kërcënimet për bombë u raportuan në pesë qendra votimi në kontenë DeKalb të Georgias si dhe në dy vende të tjera që nuk janë qendra votimi, sipas një njoftimi për shtyp nga qarku.
Njoftimi sipas CNN thotë se policia po kryen kontrolle për bomba në shtatë vende gjithsej.
“Çdo aset që kemi do të vendoset për të siguruar që çdo qytetari që dëshiron të votojë do t’i jepet kjo mundësi dhe çdo votë e hedhur do të numërohet,” tha CEO i DeKalb County Michael Thurmond në njoftim.
Zyra e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Qarkut DeKalb tha se votimi është pezulluar në qendrat e votimit.
“Për shkak të kujdesit, ne po pezullojmë votimin në këto qendra votimi derisa të kemi leje nga Policia e DeKalb për të rihapur objektet”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Regjistrimit të Votuesve dhe Zgjedhjeve të DeKalb, Keisha Smith në njoftim.
Në gjykatë u dha urdhër për të zgjatur orët e votimit në qendrat e votimit të prekura.
Kërcënime për bombë morën një kishë, dy biblioteka, një qendër komunitare dhe një qendër për të moshuarit.
Top Channel