Inside Story/ “Dikush do më nxjerrë Hamzanë”, transkriptet e pazbuluara që tregojnë planin për vrasjen e djalit të Licëve

06/11/2024 22:00

Familja Lici u goditën për herë të parë brenda familjes së ngushtë në vitin 2018, kur u ekzekutua Fatbardh Lici, vëllai i Mustafës dhe xhaxhai i Ibrahimit.

Ngjarja, kishte pasuar atentatin ndaj ish policit Boran Bërçama, një njeri mjaft i afërt me familjen Bajri. Ai u ekzekutua brenda makinës me partneren Silvi Ndoci, në sy të fëmijës së tyre të mitur që kaloi natën nën gjendje shoku i vetëm. Ngjarja nuk u zbardh kurrë edhe pse gishti u drejtua aso kohe tek Ibrahim Lici. Që nga ajo kohë, ai është shndërruar në objektivin kryesor të grupit rival, duke e konsideruar rreziku numër 1.

“Në rast se strategjia roganeve s’ka vullnet që politika nuk do i mbështes këto grupe, zgjidhja gjendet, duhet të përmend që veprimtaria në Shkodër e organizatave me bazë kanunore e qoftë në bazë familjare e interesave të krimit kanë mbi 20 vite që funksionojnë e s’janë prekur seriozisht nga organet”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Në vitin 2018 u eliminuan njëri pas tjetrit Arjan dhe Fatos Ferracaku, kushërinj mes tyre. Ata njiheshin si miq të Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit që konsiderohet krahu i djathtë i Behar Bajrit.

Bilalit i eliminojnë në vitin 2019 në një atentat babain dhe xhaxhain e tij. Këto ngjarje, nuk u zbardhën edhe pse përherë gishti ishte vënë mbi shtetasin Ibrahim Lici, i njohur si “Braçja i Kirasit”. Nga hulumtimi mbi dosje SKY, lindin dyshime se viktima e atentatit të Dobraçit, Hamza Lici ka qenë shënjestër e Astmer Bilalit, si hakmarrje për vrasjen e babait dhe xhaxhait të tij. Pra, edhe Hamza Lici, njëjtë si viktimat e fisit Bilali nuk kishin asnjë lidhje me veprimtaritë kriminale, por janë eliminuar për përkatësitë familjare.

‘Astmeri shprehet që ka mundësi me ma nxjerrë dikush ‘Hamzanë’, kam folur mbrëmë me dikë, ma premtoi se ma nxjerrë, po shohim, ishalla…”

“Kemi një ndërthurje të frikshme të krimit me atë që ata e quajnë gjakmarrje. Ju çfarë referuat arrijmë të kuptojmë që ngjarjet nuk krijohen vetëm për territore trafiqe, por shpesh edhe për të marrë gjakun që e kanë pasur si rrjedhojë e veprimtarive të mëparshme, e kjo e bën më të rrezikshme”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Pasazhi i transkripteve të SKY, që dyshohet se flitet për eliminimin e Hamza Licit bën fjalë për vitin 2020. Nuk dihet nëse plani ka qenë aktiv së fundi apo jo. Ajo që mbetet ende për tu parë rreth historisë së konfliktit është verifikimi transkripteve SKY të Ibrahim Licit, gjithmonë nëse janë indentifikuar kode që i ka përdorur ky personazh.

“Prokuroria e Posacme duhet të kishte marrë situatën në dorë për vetë faktin se parë nga transkriptet e SKY që kemi formë më të lartë organizimin kriminal dhe duke pasur këtë formë, pa hezitim thuhet që jemi përballë organiziatave që përplasen te organet lokale janë të pa zonja teknikisht e profesionalisht dhe ndaj SPAK duhet të merrte në dorë situatën që me metamorfozën e parë”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA