Kontrabandë të mallrave luksoze/ SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe të akuzuarit e tjerë të grupit kriminal
05/11/2024 10:58
SPAK shpalli pretencën për grupin kriminal që fuste kontrabandë mallra luksoze nga Franca drejt Shqipërisë.
Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg që me uljen e dënimit shkon në 8 vite, për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizajn.
SPAK kërkon 10 vite që me uljen e dënimit shkon në 6 vite e 8 muaj për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 vite që konvertohet në 4 vite për Bora Idrizaj dhe dhe 6 që konvertohet në 4 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin.
Gjithashtu SPAK kërkon edhe konfiskimin e pronave të grupit kriminal.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha prokurori i posaçëm Adnan Xholi i kërkoi gjykatës që të konfiskohen edhe prova.
Top Channel