PS “dhuratë” opozitës listën me 41 projektligje që duhen miratuar për integrimin europian, Top Channel publikon përmbajtjen
Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në Selanik.
I pyetur nga gazetarët grekë në konferencën për mediat që zhvillohet dy herë në javë se cila është përgjigja e Athinës ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Vorio Epiri është një term që ka vdekur, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka deklaruar:
Epiri i Veriut mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por besoj se është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me të drejtat e tij. Respekti ndaj tyre dhe në përgjithësi repsketi për minoritetin etnik grek në Shqipëri është një kusht i qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare, siç theksoi me të drejtë Ministria e Jashtme. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një kusht që askush nuk mund ta anashkalojë, i cili është respekti i minoritetit etnik grek në Shqipëri.
Top Channel