Modelja e diagnostikuar si ‘sociopate’ këshillon ndjekësit në rrjet si të dallojnë personat si ajo (fotot)

04/11/2024 17:01

Modelja australiane Kanika Batra-Matheson ka treguar së fundmi në rrjet si është jeta për “një sociopate”.

Ish konkurrentja e Miss Bota ka marrë diagnozën e sëmundjes para disa vitesh teksa thotë se kërkon të ndihmojë përdoruesit “të dallojnë tiparet e njerëzve të paqëndrueshëm si ajo” në rrjet.

Kanika Batra-Matheson postonte rekomandimet në faqen e saj në TikTok (@ogkanikabatra) për të rritur ndërgjegjësimin ndaj gjendjes së saj shëndetsore.

Mjekësia perëndimore thotë se “socipatët vuajnë nga çrregullimi i karakterit anti-social, që lidhet me sjelljet impulsive e të papërgjegjshme”.

Ata kanë tendencë të gënjejnë dhe të mos marrin në konsideratë ndjenjat e të tjerëve.

Në videon e saj modelja tregon sipas saj, “stilet për të pikasur këta njerëz, për të zvogëluar sa më shumë dëmin”.

“Gjëja e parë, duhet të shikosh sytë,” thotë Kanika duke vërejtur se sociopatët “kanë sy të vdekur”.

“Unë kam detyruar veten të përplas më shpesh qepallat në mënyrë që njerëzit të mos tremben nga shikimi im”, thotë ajo.

“Nuk ka shumë njerëz sociopatë, pasi llogaritet se janë rreth 4 përqind e popullsisë, por ata më të talentuar janë të vështirë për t’u dalluar.

“Ashtu siç mundohem të vë në provë narcizistët, përpiqen të bë në provë dhe sociopatët”.

Kanika shton më tej:

“Këtë ë bëj duke thënë diçka shumë qesharake,dhe shikoj nëse njerëzit e kuptojnë. Për shembull i them se kaloj shumicën e kohës duke thurrur triko me shtiza, dhe dikush thotë se këtë e bëjnë dhe ata, ose e bën xhaxhai i tyre”.

“Gjithashtu i bëj të provojnë emocione të ndryshme për të parë sesi reagojnë”.

“Meqënëse ne e kemi zakon të gënjejmë, unë i kap ata kur thonë një gënjeshtër, kur dhe i bie maska shoqërore e mirësjelljes që mbajnë shumicën e kohës, ata mbeten si të ngrirë”, tregon ish-Miss-i.

@ogkanikabatra Diagnosed sociopath – how to spot us #aspd #fyp #foryou #viral #sociopath #clusterb ♬ original sound – Kanika Batra-Matheson


Edhe doktoresha Danielle Radin (@danielleradin) ishte dakord me rekomandimet dhe sugjeroi të tjera mënyra për të dalluar këta persona.

“Ata i përplasin shumë qepallat. Sociopatët e psikopatët i mësojnë vetes t’i përplasin shpesh qepallat,” shpjegon Danielle.

“Ata gjithashtu qajnë ose bëjnë sikur qajnë sa herë u nevojitet, sidomos gratë, dhe këtë e bëjnë pa lot, madje nisin të fshijnë ‘lotët’ edhe pse nuk kanë fare lot, kjo është shumë e çuditshem dhe mjaft treguese”, shkruan rrjetiUnilad.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA