Aktivistë pro-Palestinës protestojnë ndaj krerëve të federatës së futbollit për ndeshjen e kundër Izraelit në Francë (fotot)

04/11/2024 19:23

Aktivistë pro-palestinezë hynë sot me forcë në zyrat e federatës franceze të futbollit në Paris për të protestuar ndaj caktimit të ndeshjes mes kombëtares së Francës dhe asaj të Izraelit më 14 nëntor.

Zëdhënësi i federatës tha se rreth 40 protestues të grupit “Stop Genocide” kishin hyrë brenda ambjenteve dhe u ulën në dyshemenë e sallës se hyrjes, para vitrinave të trofeve.

Protestuesit kishin qëndruar të paktën një orë dhe kërkuan takim me krerët e federatës për të paraqitur kërkesat e tyre, shkruan rrjeti vendas AFP.

Në imazhet e publikuara në media demonstruesit dëgjoheshin që këndonin “Partisan Chant”, këngë e rezistencës franceze në Luftën së Dytë Botërore, ndërsa përtokë kishin ulur pankartat me mbishkrime si “Liga e Kampionëve të gjenocidit” si dhe i kërkonin federatës së ndalonin pjesëmarrjen e Izraelit.

Kombëtarja e Francës duhet të përballet më 14 nëntor me atë të Izraelit në stadiumin Stade de France në Paris, teksa ushtria izraelite është akuzuar për gjenocid në ofensivën e saj në Gaza.

“Kjo është një ndeshje me rrezik” prej kontekstit të luftës në Lindjen e Mesme, kishte thënë më herët kreu i policisë Laurent Núñez, duke shtuar se takimi duhet të ketë masa të shtuara si brenda dhe jashtë stadiumit.

Për arsye të ngjashme ndeshja e 10 tetorit Izrael-Francë për Ligën e Kombeve e fituar 4-1 nga francezët, ishte zhvendosur në Budapest të Hungarisë.

Ofensiva e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 40 000 njerëz, kryesisht civilë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë të qeverisë së grupit Hamas, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA