Morales dhe ish-aleati i tij, presidenti aktual, konfrontohen për kontrollin e partisë në pushtet dhe për nominimin e kandidatit presidencial vitin që vjen.
Dje mbështetësit e ish-presidentit të Bolivisë bastisën kazermat ushtarake në rajonin qendror Chapare dhe sipas raportimeve morën peng 20 ushtarë, duke bërë një përshkallëzim dramatik të përplasjes.
Incidenti vjen tre javë pasi mbështetësit e Morales – lideri i parë indigjen i Bolivisë – bllokuan rrugët për të ndaluar arrestimin e tij me akuza sipas tyre të sajuara për të parandaluar rikthimin në politikë.
65 vjeçari Morales, ka qenë në zyrë 2006 deri në 2019, kur dha dorëheqjen nën presionin e ushtrisë pas zgjedhjeve të deklaruara me shumë parregullsi.
Ushtria e Bolivisë tha mbrëmë se “grupe të parregullta të armatosura” kishin marrë peng personel të ushtrisë dhe vjedhur armë e municione në kazemat e Chapare.
Burime ushtarake thonin për rrjetin AFP se deri në “20 ushtarë mund të jenë marrë peng”.
Ndërsa në një video të transmetuar në mediat vendase shiheshin rreth, 16 ushtarë të rrethuar nga protestues që mbanin lart shkopinj të mëdhenj, por jo armë.
“Regjimanti i Cacique është marrë peng nga aktivistë të Tipnis, të cilët kanë ndërprerë furnizimin me ujë, rrymë elektrike dhe po na mbajnë peng”, thotë një ushtar me uniformë në video”.
Tipnis është një bastion i Morales.
Megjithëse është ndaluar të kandidojë përsëri, Morales kërkon të sfidojë ish-vartësin e tij në partinë Mas, Luis Arce për zgjedhjen e presidentit në 2025.
Morales u arrestua disa ditë pasi drejtoi një marshim gjigant në kryeqytetin La Paz për të protestuar kundër politikave të Arce, i akuzuar për përdhunim, trafik njerëzor dhe të tjera krime.
Ai thotë se është i pafajshëm dhe se akuzat janë trilluar për ndalimin e rikthimit të tij politik.
Morales, ish-fermer i kokas, ka qenë një lider popullor derisa para se të kërkonte mandatin e katërt kur vendi u përfshi nga protesta të drejtuara nga ish-aleati i tij Arce, shkruan The Guardian.
Tashmë mbështetësit e Morales akuzojnë Arce për rritjen e ashpër të çmimeve të ushqimit dhe karburanteve, ndërsa protestat vazhdojnë.
Top Channel