Rusia dënon ish-punonjësin e konsullatës së SHBA me pesë vjet burg (fotot)

01/11/2024 17:15

SHBA kishte dënuar më herët arrestimin e Robert Shonov, i cili punonte prej 25 vjetësh në konsullatën tashmë të mbyllur të Vladivostok.

Por gjykata ruse e dënoi atë sot me katër vjet e 10 muaj burg për akuzën “bashkëpunim sekret me një shtet të huaj”, njoftonin mediat shtetërore.

Gjykata e Primorsky në Lindjen e Largët ruse gjithashtu e urdhëroi atë të paguante 1 milionë rubla ($10,200) dhe monitorim për 16 muaj pas kryerjes së dënimit.

Shonov u arrestua në maj 2023 me akuza “mbledhje informacioni” për luftën e Rusisë në Ukrainë, pas sulmit ndaj rajoneve lindore rusofone në shkurt 2022.

Shërbimet e sigurisë FSB thanë se Shonov kishte furnizuar ambasadën me informacione për rekrutimet e Rusisë dhe zemërimin që ato shkaktonin mes popullatës vendase, në kohën e zgjedhjeve ruse të këtij viti.

Departamenti amerikan i Shtetit tha asokohe se arrestimi dhe akuzat ndaj Shonov “janë krejtësisht pa meritë“.

Avokatët e të drejtave të njeriut gjithashtu thonë se ligji sipas të cilit ai u akuzua është aq i gjerë sa që me të mund të dënohet çdo rus që ka lidhje vende të huaja, teksa dënimi maksimal është tetë vjet burg.

Departamenti tha se Shonov punonte në konsullatën e Vladivostok prej 25 vjetësh, e cila ishte mbyllur në 2020 ‘prej pandemisë kovid’, por nuk u rihap më kurrë.

“Fakti që ai po dënohet sipas ligjit të ‘bashkëpunimit konfidencial’ tregon për përdorimin nga Rusia të ligjeve shtypëse ndaj qytetarëve të saj,” komentonte departamenti, duke akuzuar Rusinë për tentativë intimidimi të punonjësve të Uashingtonit, shkruan rrjeti i Katarit Al Jaseera.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA