Qetësi në sallë, protestë jashtë saj! Pas më shumë se dy orësh, mbyllet seanca e Kuvendit! Betohen dy deputetët e rinj

31/10/2024 12:40

Pas më shumë se dy orësh, është mbyllur seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, teksa janë betuar edhe dy deputetët e rinj që kanë zëvendësuar Ervin Salianjin dhe Jurgis Çyrben.

Pas heqjes së mandatit të Salianjit, vendin e tij në Kuvend e zuri Andrea Mano, ndërsa vendin e Çyrbes e ka marrë Erjon Meka.

Situata në sallë u paraqit përgjithësisht e qetë, por pas futjes në sallë të katër deputetëve të opozitës, është tentuar bllokimi i foltores, e më pas kanë dalë jashtë duke marrë karriget me vete.

Ndërsa në sallë vijonin diskutimet, deputetët e opozitës, të përjashtuar dhe jo të përjashtuar, vijonin të qëndronin jashtë Kuvendit në shenjë revolte, duke kthyer karriget përmbys e duke vendosur pankarta me thirrje kundër qeverisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA