Tregtarët e peshqve ornamentalë mbledhin kapjet e rralla të xhunglës kolumbiane (fotot)

30/10/2024 19:32

Çdo ditë peshkatarët vendas vijnë të takojnë Ernesto Rojas për t’i sjellë peshq të vegjël shumëngjyrësh nga ujërat e xhunglës kolumbiane, të cilët ai i shet në akuariume në të gjithë botën.

70-vjeçari prej kohësh i kushton jetën biznesit të peshqve ornamentalë, që nga kritikët konsiderohet si ‘ndërhyrje mizore’, ndërsa nga të tjerë si një biznes alternativ ndaj atyre akoma më të dëmshëm.

“Kur të pëlqen diçka as mushkonjat e as netët pa gjumë nuk të ndalojnë dot. Edhe peshkatarët megjithëse kanë ushqim në shtëpi, përsëri dalin të peshkojnë se e adhurojnë”, thotë Ernesto Rojas duke mbrojtur zanatin e tij nga kritikat.

“Është një biznes që mund të rregullohet me praktikat e qëndrueshmërisë për të mos abuzuar ose shfrytëzuar ekosistemet më shumë se ç’duhet. Nuk do të bëhej kurrë diçka të tillë”, thotë për rrjetin AFP, Javier Vargas zyrtari i i zhvillimit të qëndrueshëm në Amazonën lindore.

Ai shton se masat për kufizimin e këtij aktiviteti, duhet të reflektojnë qëndrueshmërinë e ekosistemeve.

“Kufizimet duhet të plotësojnë dy kritere: qëndrueshmërinë dhe mundësinë reale te realizimit të tyre. Në fjalë të tjera nuk mund të shfrytëzosh ekosistemin më shumë sesa e lejon qëndrueshmëria e tij, siç ndodh gjithmonë me këto sektorë të ekonomisë. Me këtë biznes fitojnë të ardhurat shumë familje”, tha ai në intervistën me rrjetin AFP.

FOTO GALERI
4/9
Specie ekzotike te ruajtura ne akuariume

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA