Banorët e Kalkuta në lindje të Indisë po protestojnë ndaj planeve të qeverisë për të eliminuar tramvajet e famshëm të qytetit, një nga sistemet më të vjetra të transportit elektrik në Azi.
Në fillim të muajit ata bllokuan rrugët kryesore të Kolkata, në shtetin indian të Bengal, teksa studentë, të moshuar e njerëz të profesioneve të ndryshme kërkonin ‘ruajtjen e identitetit të qytetit të tyre’ dhe të sistemit më të vjetër të tramvajit në Azi, që punon prej 152 vitesh.
Megjithëse grupi nuk ishte i madh në qytetin disa-milionësh, zemërimi popullor dukej në mediat sociale teksa komentuesit e konsideronin ate si pjesë e trashëgimisë së qytetit dhe pjesë e krenarisë kulturore.
Tramvajët e parë të tërhequr me kuaj u shfaqën në Kolkata në 1873, dhe më pas me lokomotiva me avull në 1882. Ndërsa në 1902, Kolkata u bë qyteti parë aziatik që kishte tramvaj elektrik, që sot është i përhapur në të gjithë Indinë.
Ministri lokal i transporteve Snehashish Chakraborty, njoftoi muajin e kaluar planet për eliminimin e tramvajëve, por pas një serie protestash tashmë thotë se kjo nuk do të ndodhë menjëherë.
Prej viteve 2000 qeveria indiane i ka lënë pas dore tramvajët që tashmë janë reduktuar në vetëm 20 nga më shumë se 100 që ishin dy dekada më parë.
Ashtu si shumë vende të tjera dhe India po shtyn idenë e përdorimit të automjeteve teksa qeveria thotë se tramvajët ‘shtojnë trafikun në qytete’ dhe se Kolkata me popullatë prej 4.5 milionë banorë, duhet të ketë transport që ecën më shpejt, shkruan rrjeti vendas Dakatribune.
Top Channel