Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasditen e sotme, ku mësohet se kanë mbetur të vrarë me armë zjarri dy persona dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.

Nga informacionet paraprake të mësuara nga korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani, mësohet se dy makina që kanë qenë në lëvizje kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë, një prej mjeteve, me targa kroate është përplasur më pas me një mur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe 5 ambulanca.

Në pamje e siguruara nga Top Channel, një nga viktimat shihet ende i shtrirë në tokë, ndërsa automjeti është i shkatërruar pas përplasjes me murin.

 

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA