Një ditë peshkimi mes miqsh përfundoi në tragjedi kur një prej peshkatarëve u mbyt në ujë pak pasi kapi me grep një peshk gjigant në Brazil.
23 vjeçari Allax Melo, ishte me shokët e tij në një lundrim peshkimi në lumin Araguia në krahinën Santa Terezinha në veri të vendit, kur tragjikisht ra nga barka dhe nuk arriti të dilte.
Dy miqtë e tij thanë në polici se Melo ishte duke tërhequr fillin me peshkun gjigant që i kishte ngecur në grep, kur humbi ekuilibrin.
Ata shtonin se kishin tentuar ta shpëtonin për rryma e kishte marrë me vete, shkruan rrjeti Daily Mail.
Shërbimet e emergjencës gjithashtu nisën kërkimet për të riun tragjik, por i ndaluan ato mbrëmjen e djeshme.
Trupi i Melo u gjet mëngjesin e të martës, kur u dërguar në zyrat e mjekësisë ligjore për autopsinë.
Policia e Mato Grosso tha se vijon hetimet mbi incidentin.
Peshku mustak gjendet në ujërat e ëmbla të lumenjve Amazon, Essequibo e Orinico që kalojnë përmes Brazilit, Bolivisë, Kolumbisë, Ekuadorit, Perusë, Suriname e Venezuelës.
Ata mund të rriten deri në 1.5 metra dhe të peshojnë deri në 80 kg, ndërsa njihen nga zgjatime në anë të gojës që japin përshtypjen e mustaqeve./Daily Mail//
Top Channel