Harta e përmbytjeve vrasëse në Spanjë/ Valencia goditet nga katastrofa më e madhe në histori me dhjetra të vdekur (fotot)

30/10/2024 15:38

Rajonet e goditura nga katastrofa më e rëndë natyrore që goditi mbrëmë Spanjën janë përcaktuar në një hartë të re.

Përmbytjet e papritura ngritën automjetet nga asfalti dhe kthyen komunitete të tëra në lumenj e liqene pas shirave e breshërit që goditën kombin evropian.

Stuhia përfshinte gjithashtu një vërshim breshëri që shpoi vrima në xhamat e makinave dhe dëshmitarët thanë se kishin parë një tornado të formohej, që nuk ka ndodhur kurrë në vend.

Të paktën 63 njerëz janë regjistruar të vdekur në rajonin e Valencia dhe numri i viktimave pritet të rritet.

E gjithe zona jugore e Spanjës nga Malaga deri në Valencia ka pasur përmbytje me ujëra balte që kanë marrë me vete dhjetra makina nëpër rrugë. Harta e agjencisë vendase të motit tregonte zona të gjera jugore e lindore nën kërcënimin e reshjeve të vazhdueshme.

Zonat lindore të përfshira në paralajmërime ishin Sevila e Cadiz, ku priten 80mm shi.

Kryeministri Minister Pedro Sanchez tha pas përmbytjeve se rreziku vijon.

“Për ata që kanë humbur të dashurit, e gjithë Spanja ndjen dhimbjen tuaj, prioriteti ynë është t’ju ndihmojmë,” tha Sanchez në një fjalim televiziv.

Autoritetet thanë sot se ka ende njerëz të humbur.

“Dje ishte dita më e keqe e jetës time,” tha Ricardo Gabaldon, kryebashkiaku i Utiel, qyteza e rajonit të Valencia, e cila ka mbetur e shkatërruar dhe e izoluar nga përmbytjet.

“Jemi të bllokuar. Makinat dhe kazanët e plehrave po lundrojnë në rrugët e qytetit. Uji është ngritur deri në tre metra”, shtoi Gabaldon.

Rreth 1,000 ushtarë nga forcat spanjolle të emergjencës janë dislokuar në zonat e prekura. Një komitet emergjence është krijuar nga qeveria për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit.

Një çift të moshuarish u shpëtua nga çatia e banesës së tyre nga një buldozer i ushtrisë, tregonin pamjet televizive, ku rezidentët thonin se lumenjtë dolën nga shtrati i tyre dhe urat u shembën.

Megjithëse Spanja ka pasur stuhi në këtë periudhë vitet e fundit, asgjë nuk mund të krahasohet me shkatërrimin e dy ditëve të fundit, që të kujton përmbytjet shkatërrimtare në Gjermani e Belgjikë në vitin 2021, ku 230 njerëz humbën jetën.

Numri viktimave pritet të rritet. Në fshatin Letur të rajonit Castilla La Mancha, kryebashkiaku Sergio Marin Sanchez tha se gjashtë njerëz janë të humbur.

Një tren me rreth 300 njerëz në bord doli nga shinat pranë Malaga, por për fat të mirë nuk kishte viktima. Linjat hekurudhore mes Valencia e Madrid janë ndërprerë, thanë zyrtarët, sipas rrjetit The Mirror.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA