Gonzato, mesazh Komisionit “Xhafaj”, Ambasadori i BE: Arkitektura kushtetuese e Reformës në Drejtësi të 2016, e panegociueshme. Mos e prekni!

30/10/2024 20:45

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i ka dhënë një mesazh të qartë edhe komisionit të posaçëm “Xhafaj” sa i përket Reformës në Drejtësi, gjatë intervistës në Top Channel. 

Sipas tij, arkitektura aktuale kushtetuese është e panegociueshme.

Muhamed Veliu: Dhe pyetja ime e fundit. Z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Qeverisje të Mirë dhe Antikorrupsion, në një konferencë për media tha se nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese nëse ekspertët e këtij komisioni do ta rekomandojnë këtë. Çfarë mendoni për këtë?

Ambasadori Silvio Gonzato: Ju e dini që ne vendosëm të marrim pjesë duke i ofruar ekspertizë Komisionit për ta udhëhequr dhe mbështetur në diskutimet e tij. Dhe një nga kushtet e qarta për këtë ofertë ishte që Komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese. Dhe kur flas për arkitekturën kushtetuese, kam parasysh situatën aktuale që e sheh sistemin e drejtësisë krejtësisht të pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo është diçka që nuk është e negociueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA