“Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm se ke qenë ministër”, avokati i Ilir Beqjes publikon deklaratën e ish-ministrit: Pas 6 vitesh hetime, ndaj meje s’ka akuzë Një automjet është grabitur mëngjesin djeshme një një servis në qytetin e Kavajës.
Pronari i automjetit tip “Range Rover” ka denoncuar në polici grabitjen ndërsa policia njofton sot se është identifikuar autori i vjedhjes,
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera pas kallëzimit Forca e Posaçme “Shqiponja” të Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, policia njofton se identifikoi dhe kapi autorin e dyshuar të kësaj vjedhjeje, shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u mundësua gjetja e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua bashkë me 2 celularët e të arrestuarit.
Autori i arrestuar, ishte me precedent penal për vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel