Disa protestues në Elbasan u shoqëruan në polici, pas tensioneve dhe përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.
Të revoltuar reaguan disa demokratë. “Jeni kukullat e Edi Ramës apo jeni Policia e Shtetit”, u shpreh një protestuese.
Korrespondentja Bruna Kërçyku raporton se në polici janë shoqëruar Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend. Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.
Top Channel