Policia tenton të shpërndajë protestuesit, Noka kërcënon: Nëse nuk largoheni, destinacioni i radhës do të jetë Surreli
29/10/2024 18:52
Situata në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është përshkallëzuar.
Thirrjeve dhe përpjekjeve të forcave të policisë për të shpërndarë turmën, protestuesit iu përgjigjën me gurë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kërkoi distancimin e policëve, në të kundërt, tha ai, destinacioni i radhës do të jetë Surreli, aty ku jeton kryeministri Edi Rama.
“Rrini këtu ju gjasme për të mbrojtur, kë do të mbroni? Do të mbroni narkotrafikantët. Nuk meritoni të udhëhiqeni nga një drejtor që është përfshirë në krimin e organizuar. Të largohet kjo uniformë, në të kundër, Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve. Drejtor, largo policinë”, tha Noka.
Top Channel