“Thirrimja”, ajo që ishte njohur si ‘macja e rrugës më e shëndoshë në botë’, tragjikisht ka ndërruar jetë disa javë pasi u dërgua në kampin e kujdesit për rënien në peshë në Rusinë qendrore.
Kroshik (rusisht, ‘thërrime’) peshonte rreth 20 kg kur u shpëtua nga bodrumi i një spitali, ku ushqehej me dashamirësi nga stafi mjekësor, me supë dhe biskota.
Dieta dhe regjimi i ri në kampin e felinëve dukej fillimisht se funksiononte për kuqalashen, e cila kishte humbur më shumë se 1 kg.
Madje Kroshik kishte tentuar dhe të largohej nga qendra e kujdesit por pesha e saj kishte bërë tentativën të dështonte, thane kujdestaret.
Tragjikisht Kroshik vdiq në fundjavë në qendrën ne Perm, teksa kujdestarët e saj njoftonin: “Dje Kroshik papritur u sëmur dhe nisi të kishte probleme me frymëmarrjen. Ne vepruam duke i vendosur oksigjen por gjendja e tij vazhdonte të përkeqësohej. Doktorët luftuan deri në fund për ta shpëtuar”.
Veterinerët thanë se kishin pikasur disa tumore të vogla në organet e tij por shkaku i saktë i vdekjes do të mësohet më vonë.
Kujdestarët shkruanin më tej në media: “Për shumë kohë nuk e kuptonim popullaritetin e tij në rrjetet sociale, pasi ne nuk ishim përpjekur që Kroshik të tërhiqte vëmendje … Por në vonë e kuptuam që njerëzit nuk dëshirojnë lajmet negative me të cilat janë të mbushura mediat dhe gëzoheshin me arritjet e vogla të Kroshik në çdo hap të rrugës së tij”.
Korshik kishte jetuar në bodrumin e spitalit të Perm i braktisur nga pronarët e tij, por mungesa e aktivitetit fizik bëri që në një pikë ai të ishte i aftë të ecte.
Në pamjet e publikuara më herët maçoku shihej që vendoset në makinerinë e ecjes nga veterinerët, si dhe në terapi uji për të lehtësuar gjymtyrët e saj.
Por në foto Therrimja shihet që ‘shtrembëron fytyrën’ kur duhet të bëjë stërvitje dhe tenton t’i shmanget./Daily Mail/
Top Channel