Evo Morales akuzon qeverinë e Bolivisë se po përpiqet ta vrasë në atentat (fotot)

28/10/2024 17:54

Ish-lideri i Bolivisë, Evo Morales ka akuzuar sot qeverinë e dikur aleatit të tij Luis Arc, se ka tentuar ta vrasë, pasi makina e tij u godit nga një seri plumbash në një pritë të dielën.

Incidenti mund të ndezë një krizë politike në vendin latin të Andeve, ku mbështetësit e Morales kanë protestuar prej javësh në mbrojtje të ish-presidentit.

Ky i fundit publikonte dje një video në Facebook ku gjendej në sediljen e përparme dhe xhami i makinës kishte disa vrima plumbash.

“Agjentët specialë të shtetit të Bolivisë tentuan të më vrisnin sot,” shkruante Morales në rrjetet sociale.

Ndërsa Arce, në një postim dënonte përdorimin e dhunës në politikë dhe bënte thirrje për hetim të plotë të ngjarjes.

Ndërsa më herët ministri i tij i sigurisë zotohej të hetonte edhe nëse raportimi “ishte i vërtetë apo një gënjeshtër”.

Incidenti ndodhi në një kohë tensionesh për Bolivinë, teksa mbështetësit e Morales kanë bllokuar autostrada prej dy javësh në protesta anti-qeveritare dhe janë përplasur me organet e policisë.

Qeveria e Arce akuzonte të shtunën Morales për “destabilizim të vendit” dhe tentativa për “prishje të rendit demokratik”.

Por Morales mori mbështetje nga aleatët e tij të majtë të rajonit si presidenti venezuelan Nicolás Maduro dje ish-presidentja e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner.

Partia socialiste MAS e Morales është e ndarë mes dy fraksioneve dhe Arce ka marrë tashme pushtetin.

Zëdhënës te Morales deklaronin se dje karvani i ish-presidentit i zu në pritë pranë një kazerme ushtarake nga dy automjete nga dolën njerëz të veshur me të zeza.

Një video e shpërndarë nga rrjeti Reuters tregonte një ndjekje me makina kur Morales kishte ndërruar automjet dhe shoferi i tij ishte plagosur. Reuters tha se nuk mund të verifikonte përmbajtjet apo pretendimet e Morales.

Morales tha se dy automjete kishin qëlluar ndaj tij.

Morales, i cili ka shërbyer tre herë si president, dha dorëheqjen në 2019 pas trazirave në zgjedhje, dhe ish-ministri i tij i ekonomisë Arce, mori pushtetin pas zgjedhjeve një vit më vonë.

Bolivia përballet gjithashtu me rritje të inflacionit dhe fraksioni në pushtet ka ngritur një seri akuzash ndaj Morales, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA