Çifti amerikan thonë se reduktuan shpenzimet me $3,000 në muaj kur u vendosën në Itali (fotot)

28/10/2024 21:55

Teksa celebronin 50-vjetorin e martesës së tyre së bashku në Venezia, dyshja amerikane Tony Smarrelli, 74 vjeç, dhe gruaja Francine, morën një vendim të rëndësishëm.

Mësuesit e pensionuar nga shteti i New York, arritën në konkluzionin të vendoseshin përgjithmonë në Itali.

Të dy anëtarët e çiftit Smarrelli janë me origjinë të largët nga Italia, prandaj u vendosën në qytezën bregdetare të Scalea, në rajonin jugor të Calabria.

“Kur ishim në sheshin spektakolar San Marko në Venezia, një kuartet muzikantësh luante këngët klasike si “Malafemmina”, dhe atëherë ne morëm vendimin’” thotë Tony, gjyshi i të cilit eshtë nga fshati Tocco da Casauria në Abruzzo.

“Kjo më përloti, sepse babai im vinte disqe me muzikë të vjetër italiane të dielave për darkë, dhe ato ia këndonte nënës”, shton ai.

Edhe bashkëshortja e tij Francine, nëna e të cilës ishte me origjinë nga Napoli, mbështeti idenë dhe ata nisën të kërkonin për shtëpi, për të cilën u ndihmuan nga agjencia e një çifti amerikan që jetonin në Kalabri.

Ata blenë një pronë prej rreth 500 metra katrorë me tre dhoma gjumi e hapësira të tjera në fund të vitit 2023 për rreth 160 000 dollarë.

Dyshja pajtoi një avokat për të finalizuar burokracitë e lejeve të qëndrimit dhe u vendosën në Scalea, për pamjet e detit dhe ritmin e ngadaltë të jetesës.

Ata thonë se avantazhet e vendit ishin restorantet relativisht të lira dhe njerëzit miqësorë.

Megjithse shtëpia që blerë ishte e pranueshme, ata vendosën ta rinovonin duke shpenzuar dhe rreth €80,000 të tjera për riveshjen me pllaka, sistemet elektrike dhe tualete të reja.

Tony thotë se babai e gjyshi tij kishin emigruar në Amerikë në vitin 1938 për një shans më të mirë jetese.

Tashmë 86 vjet më vonë ai po kthehet në Itali për një ‘jetesë më të mirë’.

Ai tregon për rrjetin CNN: “Miqtë e mi më thonë se duhet të kesh guxim të mbledhësh gjithçka e të vendosesh në një tjetër vend në moshën 74 vjeçare.

“Por unë i them se babai dhe gjyshi im kishin guximin të shkonin në një vend të panjohur duke lundruar tetë ditë, pa shumë para, për të siguruar një jetë më të mirë”, thotë mësuesi i fizkulturës dhe i basketbollit për rreth 30 vjet.

Dielli i Italisë dhe pamjet spektakolare, ushqimi i mirë dhe fshatrat me karakter, janë joshje domethënëse për të bindur të huajt të vendosen aty.

Çifti Smarrelli thuajse nuk kishin parashikuar kostot më të ulëta të jetesës në krahasim me SHBA, sidomos për pensionistët.

Ata thonë se shpenzimet janë rreth $3,000 më pak, teksa të dy shpenzojnë rreth $1,200 në muaj, sipas CNN.

Në SHBA ata thonë se kredia e shtëpisë u kushtonte $1,500 në muaj ndër anëtarësia e klubit të golfit për te dy arrinte në $1,200.

Ai shton se dëshiron të aplikojë për qytetarinë italiane, por për këtë e pengon fakti që babai i tij ka marrë qytetarinë amerikane prandaj këtë mund ta bëjë vetëm me anë të gjykatës.

Scalea është në fakt destinacioni i dytë ku ai dhe Francine janë vendosur që prej pensionimit në 2006.

Dy golfistët amatorë, u vendosën fillimisht në Karolinën e Veriut duke kërkuar më shumë diell dhe jetuan aty për 18 vjet.

Tashmë në Kalabri ata janë tërhequr nga ‘hobby’ të tjera si piktura apo mozaiku i murit, si dhe eksplorimi fshatrave të bukura tradicionale.

Për rata që duan të bëjnë zhvendosje të ngjashme çifti sugjeron kërkime të plotë në rrjet dhe kalimin të kohën reale në rajonet e mundshme, para se të merret vendimi.

“Italia e jugut nuk është aq e zhurmshme sa pjesa tjetër e vendit, ka mbetur paksa si Italia e vjetër, e pastër”, thotë Tony për rrjetin CNN.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA