Ndërtuesi burgoset përjetë për vrasjen makabre të së moshuarës që u ankua për punimet në SHBA (fotot)

26/10/2024 17:32

Pasi kishte shpenzuar mijëra dollarë për rimodelimin të banjës së shtëpisë së saj në Florida, Susan Mauldin nisi të ankohej pasi punimet jo vetëm nuk kishin po përfundonin por shtëpia e saj kishte mbetur e shkatërruar.

Ajo vendosi të kërkojë llogari të ndërtuesi që kishte kontraktuar, Corey Binderim, duke i thënë se do ta padiste për mospërfundim të punës.

Më 24 tetor 2019, Binderim i kishte telefonuar dy herë të zonjës së shtëpisë 65-vjeçare, dhe më pas ishte nisur për në një dyqan furnizimi me materiale. Një ditë më vonë gruaja ishte zhdukur.

Pasi kishte bërë një vizitë të shpejtë në shtëpinë e Mauldin, 49 vjeçari Binderman, kishte shkuar me makine në shtetin fqinjë të Xhorxhia, dhe kishte hedhur rreth 100 kg mbeturina në një landfill.

Në janar 2020, FBI zbuloi aty mbetjet e trupit të Mauldin, e cila sipas mjekësisë ligjore ishte mbytur dhe goditur me objekte të forta.

Tashmë rreth pesë vjet më vonë Binderman qëndronte në gjyq pa shprehur emocione, kur u shpall fajtor për vrasjen.

Prokurorja Ashley Terry tha në gjyqin e javës që shkoi se Binderman kishte “fasadën e një ndërtuesi të respektueshëm” por më pas “e kishte flakur Mauldin si një mbeturinë të pavlerë”.

Binderman u dënua me akuza vrasjeje, sulmi, rrahjeje dhe fshehje të provave, por i shpëtoi dënimit me vdekje pasi juria rekomandoi burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi.

Ai ishte pajtuar për shumën $12,000 që të rinovonte  banjën e Mauldin, por vazhdimisht nuk paraqitej në punë dhe la objektin të pambaruar. Në dokumentet e gjykatës thuhet gjithashtu se vrasësi justifikohej se “kishte menduar se pagesa për të ishte vetëm 1,200 dollarë”.

Binderim ishte arrestuar më parë për akte të ngjashme teksa një i burgosur me të, dëshmonte se ai kishte goditur dhe kapur nga fyti një klient pas debatit për pagesën.

Në gjyqin e javës së shkuar doktorët dëshmuan për varësitë e tij dhe dëmtime të vjetra në kokë që “mund të kenë shkaktuar ndryshime të sjelljes.”

Avokatët e mbrojtjes përmendën gjithashtu problemet e shëndetit mendor te prindërit e tij, të cilat Binderim tentonte t’i kuronte me kokainë.

Ai përballet tashmë me burgim të përjetshëm, shkruan rrjeti britanik The Independent.

FOTO GALERI
2/3
E ndjera Corey Binderim i tha se do ta padiste për mospërfundim të punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA