Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Një autobus që ka humbur papritur kontrollin është përplasur sot në një plazh të kryeqytetit të Uruguajit Montevideo, duke lënë të paktën 15 të plagosur.
Mjeti i transportit publik doli nga rruga dhe përshkoi trotuarin dhe më tej hapësirën e rërës, në zonën e pasur të Pocitos, derisa ndaloi pranë plazhit Rio de la Plata.
“Hipoteza që po shihet për momentin është ajo e një avarie teknike të automjetit tha zyrtari policisë Alejandro Pérez, për gazetarët.
Të plagosurit u dërguan në disa spitale, gjashtë prej të cilëve ishin në gjendje më serioze se të tjerët.
Prokuror Leonardo Morales tha se ka urdhëruar kryerjen e të gjitha testeve të nevojshme të automjetit, për të zbuluar rrethanat e aksidentit të frikshëm që mund të kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha, shkruan rrjeti AFP.
Top Channel