Italianët shpenzojnë shifrën 24 miliardë euro në vit vetëm për ‘t’u zbukuruar”, thotë industria kozmetike (fotot)

26/10/2024 18:03

Shpenzimet e qytetarëve për kozmetikë janë shtuar me 31.5% në vetëm djhjetë vjet, thonë përfaqësuesit e prodhuesve te kujdesit estetik.

Megjithë krizën e inflacionit në vend, në statistikat e sotme grupi vendas i eko-dermatologjisë Skineco tha se italianët shpenzojnë 24 miliardë euro për kujdes trupor, trajtime bukurie, për prerjen e kujdesin e flokëve dhe produkte të tjera të kategorisë së kozmetikës.

“Në vitin 2023, italianët shpenzuan rreth 929 euro për çdo familje për bukurinë e tyre dhe kujdesin trupor. Ndërsa vetëm kategoria e ‘kozmetikës’ ku përfshihen produktet e higjenës, të fytyrës, flokëve etj, shpenzimet në internet arrinin në 12.5 miliardë euros, në një rritje prej 31.5% në 10 vjet.”

Industria tashmë llogarit se për vitin 2024 sektori do të arrijë në 13.5 miliardë euro.

Grupi industrial Skineco shtonte se në 1 miliardë euro ishin shpenzuar në Itali në 2023 për produkte për flokët, dhe 9.8 miliardë në floktoret e grave, burrave e fëmijëve, në një mesatare prej 380 euro për çdo familje.

“Flokët për italianët përfaqësojnë dhimbjet dhe gëzimet e tyre”, tha presidenti i Skineco, Pucci Romano.

Në Itali llogaritet se 80% e burrave dhe 35-40% e grave kanë probleme me flokët e tyre ndërsa alopecia androgjenetike (humbja e flokëve) prek 44% të meshkujve, shkruan rrjeti vendas Ansa.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA