‘Emigranti indian’ vret me thikë 18 vjeçaren italiane në Bergamo (fotot)

26/10/2024 18:32

Në një tjetër tragjedi të rëndë femicidi në Itali, një vajzë 18-vjeçare është qëlluar mbrëmë për vdekje pranë Bergamo nga një 19-vjeçar me origjinë indiane, i cili më pas u arrestuar dhe pranoi krimin.

E ndjera Sara Centelleghe, studente infermierie që mbushte 19 vjec javën që vjen, u vra për motive ende të paditura në Costa Volpino, në periferi të Bergamo, në verilindje të Italisë.

Vrasësi i dyshuar nuk është emëruar por mediat vendase thonin se është me origjinë indiane, jetonte në zonën e viktimës e me shume gjasa e njihte atë.

Ai është akuzuar për vrasje dhe po merret në pyetje nga karabinierët.

Hetimet fillestare thonë se e ndjera ishte në shtëpinë e saj me një shoqe të moshës së saj të premten mbrëma. Shoqja kishte dalë për të blerë diçka jashtë apartamentit në një makinetë automatike, dhe kur ishte kthyer tha se kishte gjetur Centelleghe të goditur për vdekje me thikë.

Sara studionte në institutin Lovere pranë Bergamo, shkruan rrjeti vendas Ansa.

Këtë vit kanë ndodhur 90 femicide në Itali, pesë prej të cilave javës që shkoi, njoftonte ministria e brendshme. Një numër i konsiderueshëm rastesh vrasjesh të vajzave janë kryer nga emigrantë ose të huaj, çka ka sjellë zemërim të gjerë të komuniteteve për politikat e emigracionit.

FOTO GALERI
2/3
Sara studionte në institutin Lovere pranë Bergamo, shkruan rrjeti vendas Ansa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA