Ushtarakja e re gjendet e vdekur në koshin e plehrave të bazës në SHBA (fotot)

25/10/2024 17:41

Rreshterja e ushtrisë amerikane Sarah Roque ishte shpallur e humbur të hënën kur nuk u paraqit në detyrën në bazën Fort Leonard Wood.

Fatkeqësisht trupi i 23-vjeçares është gjetur në koshin e mbeturinave të bazës ushtarake në shtetin e  Missouri dhe një person është ndaluar si i dyshuar për ngjarjen, shkruajnë mediat vendase.

Gjenerali Christopher Beck dhe dje lajmin e vdekjes së të resë në një konferencë shtypi por nuk dha detaje mbi personin e ndaluar apo rrethanat e mundshme te ngjarjes, sipas rrjetit vendas ABC17.

23-vjeçarja shërbente si operatore e qenve nuhatës të minave dhe eksplozivëve me batalionin K9 të ushtrisë së SHBA.

Ajo kishte hyrë në ushtri katër vjet më parë dhe kishte marrë disa medalje si ‘Commendation Medal’, ‘National Defense Service’, dhe vlerësime për arritje e punë shembullore, shkruan rrjeti The Independent.

“Rreshterja Roque ishte një bijë, motër, shoqe dhe ushtarake që zgjodhi t’i shërbejë vendit  me guxim dhe nder,” thuhej në deklaratën e ushtrisë.

“Vdekja e saj ka lënë një zbrazëtirë të madhe në skuadrën tonë dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen. Ne do të ndihmojmë me kujdes dhe me burimet tona ata që janë prekur nga tragjedia”, shtonte gjenerali, sipas The Independent.

FOTO GALERI
2/3
Gjenerali Christopher Beck dhe dje lajmin e vdekjes së të resë në një konferencë shtypi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA