Tre gazetarë vriten nga sulmi ajror i Izraelit ndaj mediave në jug të Libanit (fotot)

25/10/2024 16:38

Tre gazetarë të lidhur me rrjete televizive të grupit Hezbollah, si Al Mayadeen e Al-Manar janë vrarë sot dhe të tjerë janë plagosur në një sulm ajror të Izraelit në vendin e tyre të punës në Hasbaya, në jug të Libanit.

Sulmi goditi një grup ndërtesash të vogla ku ishin vendosur përkohësisht rreth 18 gazetarë nga të paktën 7 rrjete informacioni mes të cilave Al Jazeera, Sky News Arabia dhe rrjeti turk TRT – gjatë kohës së konfliktit. Në parkingun e qendrës kishte disa automjete me tabelën e dukshme “Press” në kohën e sulmit, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Wissam Qassem, operator i rrjetit Al-Manar, gazetari i rrjetit Al Mayadeen, Ghassan Najjar, dhe tekniku televiziv Mohammad Reda, humbën jetën tragjikisht në sulm. Al-Manar është rrjeti kryesor i lajmeve të grupit Hezbollah ndërsa Al Mayadeen megjithëse është pro-Hezbollah nuk mund të konsiderohet si objektiv për ushtrinë e Izraelit, thonë observuesit.

Sipas ligjit ndërkombëtar gazetarët konsiderohen civilë dhe shënjestrimi i tyre i qëllimshëm konsiderohet krim luftë. Krimet e luftës janë pranuar të shmangen në konflikt nga të gjitha shtete e OKB.

Ministri libanez i informacioni Ziad Makary, quante sot sulmin një krim i rëndë. Që prej nisjes së ofensivës së Izraelit në Liban 12 gazetarë kanë gjetur vdekjen aty, gjashtë prej të cilëve në detyrë.

Sulmi izraelit ndaj Libanit i ka kushtuar jetën dhe gazetarit të rrjetit Reuters, Issam Abdallah, hetimet për të cilin zbuluan se ishte një goditje e qëllimshme nga tanku izraelit.

Sulmi sotëm ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit.

“Sulmi ajror ndodhi kur ishim duke fjetur. Nuk e kam dëgjuar zhurmën e shpërthimi por vetëm zhurmën e raketës që vinte para tij”, tha gazetarja Darine El Helwe, e rrjetit Sky News Arabia e cila ishte aty në kohën e ngjarjes..

Grup i gazetarja qëndronte në Hasbaya prej një muaji teksa gjatë ditës zbrisnin në jug pë të mbuluar ngjarjet e luftës brutale.

El Helwe shtoi se sulmi do të ketë pasoja të rënda psikologjike te gazetarët, të cilët punonin më parë në juglindje të Libanit me supozimin se nuk do të goditej nga raketat izraelite.

Ajo tha: “Izraeli nuk do që të publikohen pamjet dhe informacionet e vërteta të luftës. Ata shënjestruan një grup gazetarësh që mund t’i godasin dhe gjatë ditës pasi i njohin automjetet e tyre. Por përse ta bëjnë këtë natën, teksa ata flinin?”

Të mërkurën artileria izraelite goditi gjithashtu një zyrë të rrjetit Al Mayadeen në jug të kryeqytetit Beirut, ndërsa një vit më parë dy gazetarë të tyre u vranë duke raportuar për sulmet izraelite në jug të vendit.

Të paktën 125 gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite që prej nisjes së luftës në Gaza sipas Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve./TheGuardian/

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA