Simpatizanti ‘nazist’ qëllon me thikë azilantin në protestë ndaj emigracionit në Angli (fotot)

25/10/2024 15:23

I dyshuari Callum Parslow thuhet se kishte tentuar të publikonte në rrjet atë që mediat vendase quajnë “manifest terrorist”, pak para se të arrestohej për sulmin me thikë ndaj azil-kërkuesit të pafajshëm.

Sulmi ndodhi në hotelin ku qeveria strehon refugjatët e ardhur me gomone në Worcestershire, ku një grup protestuesish kërkonin largimin e tyre.

Callum Parslow po gjykohet në gjykatën e Leicester, ku u tha se 32-vjecari kishte tentuar të publikonte një “manifest terrorist” në rrjetin X ku mes të tjerash pretendonte se “bëra detyrën time për Anglinë”, duke “eliminuar” viktimën, shkruan rrjeti vendas The Mirror.

Në gjykatë u tha gjithashtu se ‘ekstremisti’ kishte qëlluar me thikë 25-vjeçarin Nahom Hagos në trup dhe në dorë pasi kishte blerë një thikë “të specializuar” online.

Callum Ulysses Parsloë qëlloi me thikë Nahom Hagos, në hyrje të hotelit Pear Tree Inn më 2 prill.

Parslow pranonte aktin dhe tha se kishte udhëtuar 6 km me qëllim të qëllonte një nga “emigrantët e Ngushticës” pasi ishte “i zemëruar dhe i zhgënjyer” nga politikat e qeverisë për pritjen e qindra meshkujve emigrantë që sapo vijnë në Angli u jepen ndihmat dhe favore që vendasit nuk i marrin kurrë.

Zoti Hagos, nga Eritrea në Afrikën lindore, tha pas incidentit: “Është një mrekulli që shpëtova. Zoti më shpëtoi.”

Në gjykatën e Leicester prokurori Tom Storey tha se Hagos i cili banonte në hotelin e emigrantëve Pear Tree Inn ishte kthyer nga një vizitë kur u qëllua dy herë me thikë.

Ai shtonte se Hagos ishte duke parë “punën e tij” kur Parslow e pyeti se ku janë tualetet, para se ta sulmonte pa paralajmërim.

Policia tha se sulmi dyshohej për akt terrorist, por autori Parslow nuk pranonte akuzat e terrorizmit.

Ai do të mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më vonë në gjykatën e Woolwich shkruan rrjeti The Mirror.

FOTO GALERI
3/4
Autori qëlloi me thikë Nahom Hagos, në hyrje të hotelit Pear Tree Inn më 2 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA