Brazili pranon $30 miliardë kompensim nga gjigantët minerarë BHP, Vale për katastrofën e digës në 2015 (fotot)

25/10/2024 21:54

Brazili ka pranuar sot marrëveshjen e kompensimit prej 170 miliardë real ($29.85 miliardë) me korporatat minerare BHP, Vale e Samarco për shembjen tragjike të digës Mariana në 2015, një nga katastrofat mjedisore më të mëdha të Amerikës latine.

Shembja e digës së minierës në pronësi të grupit Samarco, një ‘joint-venture’ mes kompanive Vale e BHP, ndodhi pranë qytetit të Mariana në juglindje të Brazilit dhe solli një katastrofë zinxhir që vrau 19 njerëz, la qindra të pastrehë dhe bëri të papërdorshëm për konsum njerëzor të gjithë ujërat e luginës së lumit Doce.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ishte sot në :”ceremoninë” në Brasilia për nënshkrimin e marrëveshjes, ku tha se pagesa e parë prej 5 miliardë real ($878milionë) do të bëhet brenda 30 ditëve.

Marrëveshja përfshin 132 miliardë real ($23milairdë) për “burime të reja” ndaj autoriteteve publike të përfshira në tragjedi në 20 vitet e ardhshme.

Pjesa tjetër prej 32 miliardë real ($5.6 miliardë) i caktohet njerëzve të prekur dhe dëmshpërblimeve, përveç atyre të dhëna deri tani si kompensim nga kompanitë ($6.6miliardë).

Prokurori i qeverisë Jorge Messias, tha se financat do të aftësojnë bashkitë të kompensojnë familjet dhe të financojnë burimet mjedisore për rikuperimin e zonave të prekura. Përpjekjet mjedisore do të fokusohen në shtetin Minas Gerais, ku ndodhej diga, dhe në Espirito Santo, ku rrjedh lumi tashmë i kontaminuar Doce, drejt oqeanit.

Në një deklaratë të korporatës minerare BHP thuhej se fondet do të kalohen sipas planit të  2024 ku Samarco do të paguajë $6.5 miliardë, shkruan rrjeti AlJaseera.

Marrëveshja e sotme pritet të mbyllë qindra padi ligjore kundër kompanive abuzuese minerare dhe “ndalon ngritjen e padive të tjera nga jashtë vendit”, thanë burimet e çështjes për mediat.

BHP ka kontestuar ndërkohë një padi prej 36 miliardë paundë në gjykatën e Londrës të ngritur kësaj jave per te njëjtën ceshtje.

FOTO GALERI
2/5
Katastrofa ndodhi pranë qytetit të Mariana në juglindje të Brazilit dhe solli një katastrofë zinxhir që vrau 19 njerëz, la qindra të pastrehë dhe bëri të papërdorshëm për konsum njerëzor të gjithë ujërat e luginës së lumit Doce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA