Vodhën sende me vlerë dhe një armë zjarri nga një kasafortë, arrestohen dy persona në Tiranë Avokati Sokol Mëngjesi iu rikthye punës këtë të enjte, pas disa muajsh trajtime mjekësore.
Ai u dhunua barbarisht nga disa persona pasi la fëmijën e tij në kopsht. Nga goditjet në kokë, ai përfundoi 15 ditë në koma të insistuar nga mjekët.
Avokati u godit me dorezë metalike në qershor nga tre persona, pasi la djalin e tij në kopsht. Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit, ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi, në pranga ka rënë vetëm një.
Dorian Aliaj pasi u vetëdorëzua dëshmoi para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.
Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.
Para disa ditësh ai u la në burg nga Apeli.
Top Channel