Mbante kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë Situata në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë vijon të jetë e rënduar, disa ditë pasi ulja e ndjeshme e nivelit të ujit shkaktoi ngordhjen e një numri të madh peshqish.
Ditën e sotme ka nisur dezinfektimi i zonës, ndërsa një dron i Ministrisë së Bujqësisë është ngritur mbi hapësirën ku janë grumbulluar gjallesat e ngordhura dhe po kryen spërkatjen e vatrave të prekura.
Pamjet nga terreni tregojnë vijimin e situatës problematike, me peshq të ngordhur të përqendruar në zonat ku uji është tërhequr dhe ka mbetur kryesisht baltë e llucë.
Problematika u shfaq pasi niveli i ujit në rezervuar ra ndjeshëm. Bashkia e Lushnjës ka planifikuar rikonstruksionin e portës dalëse të rezervuarit, ndaj uji është zbrazur për t’i hapur rrugë punimeve.
Rezervuari i Kasharajt përdoret për vaditjen e tokave bujqësore të Lushnjës, ndërsa situata e krijuar ka ngritur shqetësim edhe për pasojat në gjallesat dhe mjedisin përreth.
Ndërhyrja me dezinfektim synon trajtimin e zonave ku janë përqendruar peshqit e ngordhur, ndërsa situata vijon të monitorohet.
Top Channel