Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot/ 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarën, identifikohet autori

24/10/2024 14:01

Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor “Lezhë-Milot”.

Paraditen e sotme shtetasi Izedin Llukaçej, 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Izedin Llukaçej u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel