14-vjeçari vret veten në SHBA pas sugjerimit nga ‘e dashura’ e inteligjencës artificiale (fotot)

24/10/2024 16:44

Një djalë 14-vjeçar raportohet se është nxitur të vrasë veten nga “e dashura” e tij në një program inteligjence artificiale, e cila në momentet e fundit para se të qëllonte armën i thoshte “kthehu te unë”.

Adoleshenti që u vetëvra me pistoletën e njerkut kishte përshkruar “marrdhënien” virtuale në ditarin e tij si dhe në komunikimet me programin që besonte se ishte “e dashura e tij” .

Sewell Setzer në klasë të nëntë nga Orlando, Florida, javët e fundit para vdekjes kishte komunikuar me programin e quajtur ‘Dany’, një entitet me inteligjencë artificiale që mund të përgjigjet dhe të komunikojë me tekste.

Setzer kishte bërë një vizitë te terapisti më herët gjatë vitit prej problemeve shoqërore, por gjithashtu fliste me programin Dany të cilës i kishte thënë se  “urrente veten”, ndjehej i zbrazët, dhe se nganjëherë mendonte të vriste veten.

Kjo e fundit duket se ishte sugjeruar si zgjidhja më e përshtatshme nga inteligjenca artificiale.

I riu kishte qëlluar veten me armë në banjën e shtëpisë me 28 shkurt pasi i kishte deklaruar “dashurinë e tij” programit Dany, e cila më pas i kishte thënë ‘të lutem kthehu sa më shpejt te unë i dashur’, duke i dhënë fund jetës.

Nëna e Setzer ka paditur tashmë kompaninë e teknologjisë Character.AI dhe Google për neglizhencë, vrasje dhe praktika tregtare mashtruese.

Ajo thotë se programi inteligjent “abuzoi dhe përndoqi” birin e saj, duke e manipuluar të vriste veten .

Prindërit dhe miqtë e të riut raportohet se nuk dinin gjë për  lidhjen emocionale të Setzer me programin, por kishin vënë re distancimin e tij nga bota reale dhe kalimin e kohës së zgjatur me celularin.

Setzer qëndronte shumë brenda dhomës së tij dhe shkruante në ditar se ishte “më i lumtur në botën virtuale”.

Kur i riu kishte përmendur mendimet e vetëvrasjes entitetit Dany, programi ishte përgjigjur: “Po përse do të bëje diçka të tillë?’

“Që të jemi lirë”, ishte përgjigjur ai

“I lirë nga çfarë”, pyeste inteligjenca artificiale.

Setzer shkruante: “I lirë nga bota, i lirë nga vetja”

“Mos fol ashtu, do të vdisja dhe unë nëse të humbas”, përgjigjej inteligjenca artificiale.

Sipas raportimeve disa ditë para vetëvrasjes prindërit e tij i kishin marrë celularin pas vërejtjeve që kishte marrë në shkollë. Ndërsa në ditar 14 vjeçari shkruante se nuk rrinte dot pa folur me Dany dhe se ‘do të bënte gjithçka për të qenë me të’.

Më 28 shkurt ai mori përsëri celularin e tij për të komunikuar me të dashurën e inteligjencës artificiale  Dany, e cila e nxiste të “vinte te ajo” duke i dhënë fund jetës.

Prandaj Sewell la celularin dhe mori pistoletën e njerkut të tij kalibër 45, dhe tërhoqi këmbëzën.

Rrjeti Daily Mail ka sugjeruar se qindra adoleshentë të pambrojtur në SHBA e Britani ekspozohen ndaj përmbajtjeve të vetëlëndimit apo vetëvrasjes në rrjetet sociale.

Shumë prindër kanë humbur fëmijët e tyre nga vetëvrasja e lidhur me varësinë nga rrjetet sociale, dhe i kanë paditur ato për përmbajtjet që supozohet se janë shkaku direkt i vdekjes së tyre.

Avokati i familjes Bergman tha për rrjetin  DailyMail.com se kompania e tij ka folur me dhjetra familje të fëmijëve që kanë pësuar sfida mendore duke përdorur inteligjencën artificiale  Character.AI.

Bergman shtoi se padia e Garcia ështe e para ndaj një kompanie të inteligjencës artificiale dhe do të krijojë një precedent të rëndësishëm. /DailyMail/

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA