Të dënuarve në Rusi u ofrohet të shkojnë në luftë në vend të burgut (fotot)

23/10/2024 16:25
62 vjeçari Perlov, është një ish-sportist me medalje olimpike

Kur policia erdhi në shtëpinë e Andrey Perlov në mars ai u akuzua për vjedhjen e disa mijëra dollarëve nga klubi i futbollit që menaxhonte në Novosibirsk.

62 vjeçari Perlov, është një ish-sportist me medalje olimpike në garën e vrapimit 50 km.

Megjithëse familja mohon akuzat, ai mbahet në burgim tashmë prej gjashtë muajsh dhe familjarët thonë se po i ushtrohet presion për të shkuar të luftojë në Ukrainë. Ata shtojnë se në këmbim i është ofruar anulimi i padisë kur të mabrojë lufta, shkruan rrjeti BBC.

Është e ditur se të burgosur po rekrutohen nga administrata e Kremlinit për të luftuar në Ukrainë, por në një analizë të rrjetit BBC thuhet se përveç të dënuarve kjo praktikë tashmë ka nisur të ofrohet edhe para daljes në gjyq.

Sipas rregullave të fundit, prokurorët dhe avokatët rusë janë të detyruar të informojnë shkelësit që se kanë opsionin për të shkuar në luftë në vend që të dalin në gjyq.

Sipas BBC ky ligj është miratuar në mars 2024, dhe garanton mbylljen e padisë ndaj tyre me përfudimin e luftës nëse pranojnë.

“Kjo e ka kthyer përmbys sistemin e drjetësisë në Rusi” thotë Olga Romanova, drejtoresha e OJQ-së ‘Russia Behind Bars’ që jep asistencë ligjore për të ndaluarit.

“Policia tani më mund të kapë dikë panë kufomës së viktimës që ka vrarë, dhe t’i thotë se në vend që të dalë n gjyq të shkojë në operacionin special në Ukrainë që t’i hiqet akuza”, shton ajo.

Disa prej të arrestuarve pranojnë me shpresë të evitojnë burgun dhe precedentin kriminal, por kjo nuk është a qe thjeshtë, siç zbuloi adoleshenti Yaroslav Lipavsky.

Ai pranoi kontratën me ushtrinë kur u akuzua për plagosje të rëndë, por e dashura e tij mësoi se ishte shtatzënë dhe për të shmangur ndjekjen penale Lipavsky shkoi me ushtrinë sapo mbushi 18 vjeç.

Ai u nis për në Ukrainë dhe pas një jave kishte vdekur, një nga ushtarët më të rinj që humb jetën në këtë luftë brutale.

Nuk është e qartë se sa njerëz të akuzuar për krime kanë pranuar të shkojnë të luftojnë në vend të gjykimit, por kjo politikë tregon për dëshpërimin e autoriteteve ruse për të mbushur radhët e ushtrisë me civilët që mobilizojnë.

“Qeveria ruse nuk merakoset shumë për ata që dënohen me burg”, thotë Michael Kofman, analist ushtarak i grupit Carnegie Endowment, duke shtuar më tej: “Ata me shumë gjasa i konsideron si njerëz që mund të humben dhe për të cilët nuk do të marrë malli askënd ose që nuk vlejnë për ekonominë e vendit”, shkruan rrjeti britanik BBC.

FOTO GALERI
3/3
62 vjeçari Perlov, është një ish-sportist me medalje olimpike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA