LIVE/ Dita e 13-të e protestës, goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nisin shoqërimet Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, duke lënë në qeli Ilir Metën dhe detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit duke folur për mediat u shpreh se ‘nuk do ta lërë me kaq’.
Kryemadhi deklaroi se këtë çështje do ta dërgojë deri në Gjykatën e Strasburgut kur t’i vijë koha, qoftë kjo edhe pas 5 apo më shumë vitesh.
“Karriera politike nuk është e dosmosdoshme, e kam parë si instrument për të ndihmuar njerëzit, është mjet i rëndë për t’u mbajtur, metodologjia që është përdorur kundër familjes sime është e shëmtuar. Uroj që kjo gjë të mos jetë për të tjerët, sot në politikë ke kushërinj të bandave kriminale. Është shumë e thjeshtë, mund të mbyllësh karrierën politikë, por mund të hapësh një tjetër që është shumë e mirë dhe që e transformon politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie të më bëjë pis mua. Do shkoj edhe në Strasburg, kur t’i vijë koha, jo kur të vdes unë. I kam edhe tre trashëgimtar”, tha Kryemadhi.
Top Channel