Mijëra njerëz në funeralin e avokatit opozitar të vrarë në Mozambik (fotot)

23/10/2024 18:55

Turma të mëdha njerëzish mbushnin sot kishën në kryeqytetin Maputo për të bërë homazhe ndaj avokatit të njohur dhe aktivistit opozitar Elvino Diaz.

I ndjeri ishte avokat i kandidatit kryesor opozitar Venancio Mondlane i cili ka bërë thirrje për ‘25 ditë protesta’ pas zgjedhjeve të kontestuara 9 tetorit, rezultati i të cilave pritet nesër.

Presidenti i Mozambikut paralajmëronte sot kundër protestave të dhunshme duke thënë se shkeljet do të konsiderohen ‘akte kriminale’.

Partia e presidentit Filipe Nyusi, Frelimo pritet të shpallet fituese siç ka ndodhur 49 vjtet e fundit, por thirrja e protestave duket se shtonte pasigurinë e liderit.

“Nxitja e popullit në revoltë, dezinformacioni dhe krijimi i kaosit, mund të kosnderohen akte kriminale”, tha ai për gazetarët.

Avokati Elvino Dias u ekzekutua bashkë me një tjetër aktivist opozitar, Paulo Guambe, me të cilin po përgatisnin dosjen e kontestimit të votës prej shkeljeve të partisë në pushtet, para se të vriteshin në makinën e tyre mbrëmje e të shtunës.

Në një mesazh në rrjetin Facebook krye opozitari Mondlane akuzonte se forcat e sigurisë kishin qëlluar 25 herë ndaj tyre, prandaj ai do të niste “25 ditë terrori” si kundërpërgjigje.

Policia tha se ka nisur hetimet ndërsa partia Frelimo, që është në pushtet prej 49 vjetësh, “dënonte me të gjithë forcën aktin makabër”.

Dhuna elektorale është shtuar ndjeshëm vitet e fundit në Mozambik, teksa dhe vitin e kaluar disa njerez u vranë në përplasjet pasi Frelimo fitoi edhe zgjedhjet lokale.

Vëzhgues nga BE gjithashtu kanë ngritur shqetësime për zgjedhjet e këtij muaji duke përmendur “parregullsi në numërim dhe ndryshime të pajustifikuara të rezultateve në nivele të ndryshme”.

Partia Renamo ka qenë tradicionalisht grupi kryesor opozitar, por rritja e shpejte e Mondlane e Podemos ishin një risi në këto zgjedhje, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA