Hungaria i kërkon BE heqjen e imunitetit të eurodeputetes italiane Ilaria Salis (fotot)

23/10/2024 16:52

Ish-mësuesja është ndaluar në Budapest për sulm ndaj grupeve të djathta neo-Naziste, para se të lirohej në qershor.

Disa muaj pas sulmit në Budapest, ajo u zgjodh si deputete e PE.

Tashmë Hungaria i ka kërkuar BE heqjen e imunitetit parlamentar të anëtares së PE Ilaria Salis, pasi u dënua me 16 muaj burg në Budapest në një anti-demonstratë ndaj grupeve radikale.

Rasti i 39 vjeçares Salis, mësuese nga Monza, pranë Milanos, shkaktoi protesta diplomatike nga Italia kur ajo filmohej teksa shoqërohej në gjykatë e prangosur në duar e në këmbë, në fillim të vitit në Hungari.

Salis u ndalua me tre akuza tentativë sulmi ndaj anëtarëve të organizatës së ekstremit të majtë, çka mund të marrë një dënim maksimal prej 11 vjet burg, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Ajo është ankuar më herët se qelia e saj është e infektuar me minj dhe insekte dhe për disa ditë rresht nuk është lejuar të dalë, si dhe se i është mohuar kujdesi shëndetësor.

Në maj Salis u lejua të kalonte në arrest shtëpie në Budapest, dhe një muaj më vonë u zgjodh si eurodeputete me grupin Aleanca e Gjelbër e Majtë ne PE, me të cilën ajo fitoi dhe imunitetin nga akuzat.

Në qershor Salis u lirua dhe u kthye në Itali.

Dje përfaqësuesit e qeverisë së Hungarisë të drejtuar nga partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orbán, thanë se kërkojnë heqjen e imunitetit të Salis që ajo të përballet me akuzat e sulmit.

Në një deklaratë gruaja tha se vendimi ishte politik: “Nuk është koinçidencë që kërkesa vjen një ditë pasi unë kritikova veprimet e Orbán. Këtu nuk luhet e ardhmja ime personale por e saj që Evropa kërkon të bëhet”.

Në një reagim të zëdhënësit të qeverisë hungareze Zoltán Kovács, Salis akuzohet se “luan rolin e viktimës, që është jo vetëm e çuditshme por dhe e përçmueshme”.

Ai shtonte: “Duhet të të qartësoj se nuk u arrestove për pikëpamjet e tua politike por për sulm të armatosur ndaj qytetarëve të pafajshëm hungarezë”.

Kërkesa e Hungarisë është kaluar tashmë te kryetarja e PE, Roberta Metsola dhe do të diskutohet në komisionin përkatës.

Deri në votën finale procesi mund të kërkojë disa muaj, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA