Pas çdo Mbreti qëndron një Nënë, fjalët hyjnore të Dolores Aveiro për të birin Cristiano Ronaldo Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tjetër bashkëbisedim me bizneset, ku vuri theksin te deklarimi real i pagave dhe pagesat për sigurimet shoqërore.
Kreu i qeverisë iu drejta me një mesazh paralajmërues bizneseve duke u thënë që të mos provokojnë shtetin duke deklarua pagesa minimale që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut.
Në fund të fjalës së tij, kryeministria tha se “Jemi të gatshëm ta bëjmë edhe një ndërveprim dramatik për ata që nuk do e marrin seriozisht.”
“Kur të bëjnë deklarimin e pagave ta bëjnë si pranim të këtij kushti, dhe jo si ftesë për inspektim. Mos të na i bëjnë si sidë për dënim. Ju lutem mos provokoni më shtetin me deklarime që janë ofenduese për inteligjencën e njeriut. S’mund të ngresh pallate në kushtet e një tregu pune ku vetëm punëtorë kërkohen dhe shtetit i thua që e paguan me 60 mijë lekët të reja. Nuk mundet!
Kemi edhe plot kompani që deklarojnë pagesat reale. Ndjesë atyre që nuk i meritojnë këto fjalë, por shumica merrni seriozisht mesazhin e ardhur nga Drejtoria e Tatimeve. Jemi të gatshëm ta bëjmë edhe një ndërveprim dramatik për ata që nuk do e marrin seriozisht.”, u shpreh Rama.
Top Channel