BE akuzohet se refuzon të publikojë rezultatet e hetimit për të drejtat e njeriut në Tunizi (fotot)

23/10/2024 17:27
Forcat e sigurisë në Tunizi akuzohen për abuzime

Analiza e kryer para marrëveshjes së kontestuar të emigracionit tregonte për abuzime në Tunizi, vend i raportuar si gjithnjë e më shumë autoritar.

Tashmë avokati i popullit i BE thotë se Komisioni Evropian po refuzon të publikojë rezultatet e hulumtimit të kryer pak para miratimit të fondeve të menaxhimit të emigrantëve për administratën e Tunis.

Investigimi avokatit të popullit zbuloi se Komisioni kishte kryer qetësisht një hetim për “menaxhimin e riskut te fondeve” për shqetësimet e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Tunizi, por tashmë rezultatet nuk publikohen.

Deri tani Brukseli thotë se nuk ka nevojë për llogaritje të të drejtave të njeriut në lidhje me marrëveshjen e kontestuar të vitit të kaluar, ku Tunizia mori 150 milionë euro nga BE.

“Avokati i popullit zbuloi se Komisioni nuk ka si prioritet pasojat e shkeljes së të drejtave të njeriut, por në fakt kishte kryer hulumtimin për Tunizinë para nënshkrimit të marrëveshjes”, thuhej në raportin e sotëm të monitoruesve.

Marrëveshja e korrikut 2023, BE-Tunizi kishte si objektiv parandalimin e emigrantëve të jashtëligjshem në Evropë, por erdhi në një kohë kur raportime të shumta flisnin për politika shtypjeje dhe pandëshkueshmëri ndaj forcave të rendit në Tunizi.

Në një investigim të rrjetit Guardian zbulohej se fondet e BE ishin dhënë për gjithashtu forcat e sigurisë në Tunizi, të cilat akuzohen për përdhunime të grave emigrante apo rrahje të minorenëve.

Prej atëherë situata atje nuk pritet të jetë përmirësuar pas rizgjedhjes së presidentit autokratik Kais Saied, i cili ka disa precedentë për gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve nga pjesa më e poshtme e Afrikës.

Avokatja e popullit Emily O’Reilly, dënonte në raportin e saj KE duke thënë se duhet të ketë më shumë transparencë dhe se zyrtarët “e dinin për abuzimet” para nënshkrimit të marrëveshjes.

Të tjera shqetësime të identifikuara nga O’Reilly, ish-gazetare, përfshijnë procesin aktual të BE për pezullimin e fondeve apo rishikimin e tyre, në rast shqetësimesh të tilla me paratë e BE. Ajo nxiste për “kritere të qarta” për pezullimin e fondeve në rast abuzimesh.

Një zëdhënës i KE tha: “BE promovon e mbron mbrojtjen e të drejtëve të njeriut në të gjithë botën, përfshi dhe Tunizinë. Komisioni mirëpret sugjerimet e avokatit të popullit dhe është i përkushtuar për transparencë e llogaridhënie”, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Kais Saied ka disa precedentë për gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve nga pjesa më e poshtme e Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA