Princi saudit pret mbretin e Jordanisë në Riad për konfliktin në Gaza e Liban (fotot)

22/10/2024 19:05

Udhëheqësi ‘de facto’ i Arabisë Saudite, princi i kurorës Mohammed bin Salman dhe mbreti i Jordanisë Abdullah II u takuan sot për të diskutuar mënyra për të ndaluar ofensivën e Izraelit në Gaza e Liban, thuhej në deklaratën e ministrisë së jashtme saudite.

Në njoftim shtohej se diskutimet në Riad përfshinin “sigurinë e stabilitetin në rajon, përpjekjet për të arritur armëpushim në konfliktin brutal në Gaza dhe reduktimin e përshkallëzimit në Liban”.

Takimi mes dy liderëve arabë vjen mes përpjekjeve diplomatike të vendeve perëndimore, teksa konflikti rëndë vazhdon në Gaza e Liban.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shkon nesër në Jordani për të diskutuar mbi asistencën humanitare për territoret palestineze pasi ishte sot në Izrael për të kërkuar armëpushim në Gaza, shkruan rrjeti AFP.

Pallati mbretëror në Jordani tha se dy liderët kishin theksuar “nevojën e shtimit të përpjekjeve për armëpushimin në Gaza e Liban, si dhe për reduktimin e përshkallëzimit në rajon”.

Rrjeti saudit SPA tha se liderët kishin shprehur mbështetjen për popullin palestinez dhe se “do të vazhdojnë të japin ndihmë humanitare për te zbutur vuajtjen e tyre”.

Dje i dërguari amerikan në Liban, Amos Hochstein tha e Uashingtoni kërkon fund të luftës në Liban “sa më shpejt që është e mundur”, duke kërkuar armëpushim për kryeqytetin Beirut.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA