Zyrtarët që goditën një rrjet shpërndarjeje drogash në landin perëndimor gjerman North Rhine-Westphalia zbuluan se piceria e njohur në Düsseldorf ishte një fakt një fasadë shpërndarjeje narkotikësh.
Restoranti ‘Pizza No 40’ ishte nga më të preferuarit në qytetin gjerman të Düsseldorf, derisa policia zbuloi ingredientin e fshehtë: dozat e kokainës.
Autoritetet thanë se zbulimi skemës së shpërndarjes së narkotikëve u lejoi shkatërrimin e një grupi të gjerë trafiku, në shtetin me popullsi më të madhe në Gjermani.
Rreth 150 oficerë duke përfshirë dhe të njësive speciale, kryen kontrolle në 16 shtëpi e biznese javës që shkoi, duke arrestuar tre persona dhe duke sekuestruar armë të ndryshme, shkruan rrjeti vendas DPA.
Inspektori Michael Graf von Moltke tha se policia kishte vëzhguar picerinë e njohur që prej marsit, kur inspektorët e ushqimit kishin zbuluar gjurmë drogash në kuzhinë.
Ata nisën të monitoronin picerinë ‘Pizza No 40’ dhe panë se ishte shumë më e frekuentuar se normalisht.
Von Moltke tha se kokaina vendosej poshtë produkteve. “Ajo që na surprizoi ishte se pronari saj nuk ishte akuzuar kurrë për krime drogash”, tha ai, duke shtuar se slogani picerisë është “Ju sjellim në shtëpi çdo gjë që porosisni”.
Por kur policia shkoi të merrte në pyetje pronarin 36-vjeçar nga Kroacia, ai kihste hedhur nga dritarja një qese, që më pas u rekuperua nga oficerët.
Ata konfiskuan 1.6kg kokainë, 400g kanabis dhe €268,000 në para të thata. Mes objekteve të tjera të gjetura ishin ora të shtrenjta, thika dhe një pistoletë që besohet se ishin pjesë e arsenalit të bandës.
Policia ndaloi gjithashtu të dyshuarin kryesor që sipas Von Moltke ishte një 22-vjeçar rus, gjithashtu luftëtar artesh marciale që njihej nga policia dhe ishte dënuar më parë për droga.
Mediat gjermane e krahasonin ngjarjen me komedinë e njohur televizive ‘Lammbock’ të vitit 2001, ku dy pronarët e picerise nisën të shpërndanin pica me kanabis të fshehura në fetat e sallamit, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Top Channel