‘Kritika’ për bijën e Michael Schumacher që ndryshon mbiemrin pas martesës në vilën e luksit në Mallorca (fotot)

21/10/2024 21:50

Ish-menaxheri i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher ka hedhur dyshime sot mbi vendimin e bijës së tij për të ndryshuar mbiemrin pas martesës muajin që shkoi.

Bija e Schumacher Gina u martua me të dashurin e saj Iain Bethke në vilën 30 milionë euro të famijes në Majorca në fund të shtatorit.

Çifti shkëmbyen premtimet nën kurorat e luleve në Villa Yasmin, prona që shtatë herë kampioni i botës Schumacher dhe gruaja Corinna besohet se kanë blerë në 2017 nga presidenti klubit Real Madrid, Florentino Perez.

82 vjeçari Willi Weber, i cili nuk ishte ftuar në martesën e bijës së  Schumacher edhe pse kishte qenë gjithë jetën menaxheri sportiv i të atit, kërkonte të ‘merrte hak’ duke kritikuar vendimin e Ginas për të ndryshuar emrin.

Rrjeti vendas Bild, shkruante se Gina Schumacher normalisht po merr mbiemrin e bashkëshortit të saj dhe tani quhet Gina Bethke.

Weber tha: “Përse të heqësh dorë nga një emër kaq i madh? Nuk e kuptoj, kjo është e lidhur me të atin, edhe pse vendimi saj, ky është opinioni im”.

Gina e cila ka fituar një reputacion për punën me sportet e kuajve, në një konkurrim të fundit u paraqit me emrin ‘Gina Schumacher Bethke’ në Texas.

Por Bild thotë se mes të njohurve ajo tashmë përdor vetëm ‘Gina Bethke’, ndërsa në llogarinë e Instagram ajo mbetet ‘Gina Schumacher’.

Ajo jeton me bashkëshortin Iain në Gordonville, Texas, ku çifti drejtojnë një fermë kuajsh.

Më herët Weber kishte thënë nëse do të mund të merrte pjesë në ceremoni prej problemeve shëndetsore.

Në një intervistë me Bild, ai tha: “Mendoj për sukseset e mia me Michael – më kujtohet si ka qenë ai, dikush që ndoshta nuk do ta shoh më kurrë.

“Unë nuk e vizitova atë pas aksidentit, pasi besoja se si zakonisht raportimet e mediave ishin të ekzagjeruar”.

‘prej atëherë i kam thënë lamtumirë atij në zemrën time në mënyrë që të gjej paqe për vete”.

Nuk ka hatërmbetje mes Weber e Schumacher, pilotit 55 vjeçar që është zhdukur nga syri i publikut që prej aksidentit duke bërë ski në një rezort francez në 2013.

Ëeber shton më tej: “Nuk më ftuan në dasëm por gjithsesi nuk do të kisha mundur të shkoja pasi nuk jam mirë me shëndet. Nuk do të mud të kisha shkuar me avion në Mallorca.”

‘Michael ishte si biri im, askush nuk e di ç’o ndodh me të sot, prandaj nuk dua të komentoj më shumë.

Vila luksoze e familjes është pjesë e një prone 15 000 metra katrorë dhe ka dy pishina, palestër dhe një kopësht të gjerë me pemë palme, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
4/5
Vila luksoze e familjes është pjesë e një prone 15 000 metra katrorë dhe ka dy pishina, palestër dhe një kopësht të gjerë me pemë palme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA