Fushata SHBA/ Trump kryen ‘një turn pune në fast-food’ për të ironizuar rivalen demokrate (video)

21/10/2024 15:27

Dje kandidati republikan Donald Trump mbajti një konferencë të papritur shtypi teksa shërbente fast-food nga një dyqan McDonalds, duke ironizuar rivalen Harris që pretendonte më herët se kishte punuar në një fast-food kur ishte studente, por sipas Trump kjo nuk është e vërtetë.

Në rrjet qarkullonin zhurma se vizita e Trump në restorantin McDonald’s ishte e ‘inskenuar’.

Disa media tregonin se menaxheri i restorantit Derek Giacomantonio, kishte dhënë paraprakisht njoftimin: “Do të jemi mbyllur të dielën, 20 tetor deri në 4 pasdite, për të lënë vend një vizite të ish-presidentit Trump dhe fushatës së tij.”

Rrjeti Newsweek tha se nuk mund të verifikonte autenticitetin.

Ndërsa fushata e ish-presidentit tha në një deklaratë, “Presidenti Donald J. Trump paraqitet për një turn pune në restorantin McDonald’s në Pennsylvania.”

Në video shihet Trump që i thotë pronarit të dyqanit:

“Kam ardhur meqë janë duke kërkuar për punë dhe gjithmonë kam dashur të punoj në  McDonald’s. Jam duke kandiduar kundër dikujt që pretendon se e ka bërë këtë më parë por rezultoi një histori e rreme. Pra nëse nuk e ke problem do punoj ktu te friteza e patateve”.

Një punonjës i McDonald’s i tregonte Trump si të skuqte patatet, të cilat ish-presidenti i ulte e ngrinte në vajin e përvëluar.


Më pas ai tha nga dritarja e shërbimit: “Tani kam punuar 15 minuta më shumë se Kamala… Ajo nuk ka punuar kurrë këtu”, shkruan rrjeti Newsweek.

Trump përsëriste pretendimin e kandidatja gënjente që kishte punuar në një fast-food, pasi fushata e saj tha se Harris kishte punuar në Kaliforni kur ishte një vitin e parë në universitet.

FOTO GALERI
2/4
Një punonjës i McDonald's i tregonte Trump si të skuqte patatet, të cilat ish-presidenti i ulte e ngrinte në vajin e përvëluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA