Burgoset për 25 vjet gruaja që helmoi të dashurin duke besuar gabimisht se kishte trashëguar $30 milionë (fotot)

21/10/2024 17:09

Një grua nga North Dakota në SHBA është dënuar me 25 vjet burg për helmimin e të dashurit të saj, teksa gabimisht besonte se ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë dhe kishte në plan të ndahej prej saj, njoftonin zyrtarët.

Ina Thea Kenoyer, 48 vjeçe, u shpall fajtore për vrasjen e 51 vjeçarit Steven Riley Jr., i cili vdiq vitin që shkoi i helmuar me glikol etileni, që është toksina e përdorur në substancat anti-ngrirje, ndërsa çështja e trashëgimisë rezultoi një mashtrim online që ata duhet se kshin rënë viktima, cka soli tragjedinë.

Motra e viktimës, Stephanie Gonzalez, tha ën gjykatë se dënimi ishte i butë, sipas rrjetit vendas KXMB.

“Ashtu siç mund të ndjehej familjarë të tjerë të viktimave, mendoj se dënimi duhet t’i përshtatet krimit, por për fat për ju në burg nuk të hedhin anti-grirje në çaj”, it tha  Gonzalez vrasëses së vëllait të saj.

Gjykatësi  Richard Hagar dënoi Kenoyer më 25 burg pas pranimit të krimit dhe dëmshpërblim  $3,455 për familjarët e Riley, sipas dokumenteve të gjykatës.

Por në një kthesë të ngjarjeve, u zbulua se burri nuk kishte asnjë trashëgimi, pas raportimeve se Kenoyer e kishte helmuar disa orë pasi kishte marrë një letër ku ai supozohej se do të trashëgonte  $30 milionë.

I biri 21 vjeçar i viktimës tha se trashëgimia ishte një mashtrim ordiner online, me qëllim zhvatjen e viktimave, shkruan rrjeti Metro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA