“Duhet të kurohem”/ U arrestua me urdhër të SPAK, çfarë deklaroi Çyrbja më herët për lënien e mandatit

20/10/2024 20:04

Më urdhër të SPAK është arrestuar mbrëmjen e kësaj të diele ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

Më datë 11 SPAK mori të pandehur Çyrbjen për shpërdorim detyre  me  firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.

Ai u pyet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha se përse ishte paraqitur në SPAK, ku tha se “Isha për të dhënë sqarime për një cështje. Mandatin e kam dorëzuar për arsye shëndetësore, pasi duhet të kurohem.

Bashkë me të ka rënë në pranga edhe një bashkëpunëtor, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, ai ra në pranga nga një dosje tjetër nën hetim, ndërsa Gjykata e Posaçme nxori urdhër arrestin pas masës arrest në burg në mungesë.

Pas kësaj, Policia e Shtetit bashkë me hetues të byrosë zbatuan urdhrin për ish-deputetin e akuzuar për tre vepra penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA