Modelja braziliane që tregon jetën në Paris goditet për vdekje teksa kalonte në vijat e bardha (Fotot)

19/10/2024 15:24

Një komentuese e njohur udhëtimesh në rrjet, që e cila lavdëronte jetesën në kryeqytetin francez, është goditur për vdekje nga një automjet teksa kalonte në vijat e bardha.

Fernanda Carolina Lind Silva, nga Brazili, jetonte në Paris prej gjashtë vjetësh por është ndarë nga jeta pasi u godit fatalisht duke bërë vrapimin e mëngjesit në ‘qytetin e ëndrrave’.

31 vjeçarja Lind Silva punonte në një kompani tregtare dhe shpërndante shpesh këshillat e saj të udhëtiemve në rrjetet sociale, ku kishte më shumë se 50,000 ndjekës.

Por të enjten ajo u përplas nga një makinë në një kalim këmbësorësh në zonën Saint-Cloud në kryeqytet, që e la me plagë të rënda.

Bashkëshorti i Fernanda, Pedro Angelo Abatayguara Rosal, u sinjalizua për aksidentin dhe i shkoi në ndihmë por e reja tragjikisht nuk arriti të shpëtonte.

Kur ai mbërriti në vendngjarje, mjekët e ambulancës po përpiqeshin të shpëtonin në rrugë. Ajo ishte dërguar në spitalin ‘Hopitaux de Paris’ me plagë në kokë e në kraharor.

Familja e saj erdhi nga Brazi i për ta parë në spital por doktoret e shpallën të vdekur nga truri.

Policia vendase tha se po e heton rastin si vrasje, megjithëse shoferi nuk rezultoi pozitiv për droga ose alkool.

Fernanda shpesh postonte për vrapimet e saj në rrugët e Parisit dhe se kishte marrë pjesë në maratonën e qytetit prillin që shkoi.

Lajmi vjen disa ditë pasi një britanik i njohur për aventurat në rrjetet sociale ra për vdekje kur pësoi një emergjencë mjekësore teksa ngjitej në një urë të lartë në Spanjë

Miqtë e Fernandas shprehnin dhimbjen për vdekjen e parakohshme duke e përshkruar atë si “një grua të guximshme të vendosur”.

“Ti na le kaq shpejt, do të na marrë malli shumë! Ti vrapoje dhe jetojë ëndrrën tënde dhe ne do të kujtojmë për këtë”, shkruante mkesha e saj Flavia, sipas rrjetit Daily Mail.

FOTO GALERI
3/5
Të enjten ajo u përplas nga një makinë në një kalim këmbësorësh në zonën Saint-Cloud në kryeqytet, që e la me plagë të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA